Kryeministri Edi Rama, ka firmosur një tjetër ndryshim në Qeveri. Mësohet se Rama ka shkarkuar zv/ministrin e Brendshëm, Julian Hodaj.

Po në Ministrinë e Brendshme, disa javë më parë u shkarkua një tjetër zv/ministër, Andi Mahila, pasi u kap duke pirë cigare në ambientet e mbyllura.
Shkarkimi i Mahilës ishte vendimi i parë i marrë nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu pas betimit të saj në këtë detyrë.
