Ra në gropën me ujë në një pallat të papërfunduar në Tiranë, humb jetën 60-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 60 -vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht në një kantier ndërtimi.

Policia njofton se i moshuari ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën, ndërsa viktima ngelet ende i pa identifikuar.

Informacion paraprak

Në rrugën “Haxhi H Dalliu” në një pallat ende të papërfunduar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 1.03.2025 13:35