Qindra tifozë të Chelseat dalin në protesta, nuk e duan Superligën e Evropës (VIDEO)

Në afërsi të stadiumit Stamford Bridge, kanë dalë në protesta qindra tifozë të Chelseat.

Ata kanë shprehur revoltë pasi ekipi londinez nënshkroi kontratën për të marrë pjesë në Superligën e Evropës.

Për momentin nuk është raportuar për ndonjë aksion të dhunshëm dhe protesta po shkon e qetë.


Shtuar 20.04.2021 20:03