Qeqa Krelani i kundërpërgjigjet Challandesit

Gazetarja e sportit, Qeqa Krelani, mendon se deklarata e përzgjedhësit, Bernard Challandes, është e pafalshme.

Sipas saj, Maqedonia e Veriut e ka lënë në gjumë Kosovën me zhvillimin që ka bërë.

“Unë mund të shkojë në Maqedoni për një orë e gjysmë ose dy orë me hëngër një McDonald’s dhe me pa ndeshjen që mundet me e luajt Maqedonia e Veriut. Nuk kam nevojë me shku me raketë në planet tjerë. Është e pafalshme për një trajner që nuk merr përgjegjësi për dorëheqje. Nëse Maqedonia qenka kualifikuar aksidentalisht në Kampionat Evropian, a e mposhti aksidentalisht edhe Maqedoninë?, Maqedonia po na jep sinjale se ju jeni duke fjetur e ne jemi duke punuar”, tha Krelani.


Shtuar 5.04.2021 04:04