Gëzojuni diellit! Nga nesër rikthehet moti i paqëndrueshëm, pritet reshje dëbore

Pavarësisht se kjo javë nisi me një diell të ngrohtë pranverorë, nga dita e nesërme pasdite, moti do të jetë i paqëndrueshëm.

Meteorologia Adiola Bani, bën me dije se pasditen e të martës presim të kemi shtim të vranësirave, fillimisht në zonat veriore dhe gradualisht gjatë mbrëmjes do të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar duke sjellë reshje të pakta të shiut në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa pas mesnatës në zonat malore kryesisht veri-verilindje priten edhe reshje dëbore.

Moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë gjatë gjithë mesit të javës, ndërsa e premtja dhe fundjava rikthejnë motin e kthjellët dhe rritjen graduale të temperaturave. Theksojmë që kjo javë ka nisur me mot të ftohtë pasi vlerat minimale do të shënojnë -2 apo -3 Gradë Celsius në zonat e thella malore.

Fundjava sjell rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të ngjiten sërish 20-21 Gradë Celsius. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 5.04.2021 04:04