Qeni hero që po ndihmon në shpëtimin e jetëve në Ukrainë (FOTO LAJM)

Teksa lufta në Ukrainë po bën rreth një muaj që nga nisja, viktimat e lëna pas janë jashtëzakonisht të shumta në numër.

Histori të trishta, frymëzuese dhe prekëse vijnë prej javësh nga andej. Shumë nga këto histori përfshijnë kafshë, njerëz që rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur kafshët, dhe kafshët që kthejnë favorin duke ndihmuar forcat ukrainase.

Një qen është kthyer së fundmi në hero, pasi ka punuar shumë për të ndihmuar në pastrimin e eksplozivëve.

Pamjet e e shpërndarë nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tregon qenin me emrin Patron i cili është “eksperti” i eksplozivëve në Chernihiv dhe është i trajnuar posaçërisht për të nuhatur pajisjet shpërthyese ruse.