Qëlloi në ajër pas konfliktit me persona të tjerë, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar i dënuar më parë për plagosje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar në Korçë pasi ka qëlluar në ajër me pistoletë pas konfliktit me disa persona në lokal.

Nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërsa për E. H., materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.Korc

U konfliktua me klientët e lokalit dhe qëlloi me armë zjarri në ajër, duke prishur qetësinë publike, vihet në pranga 39-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër shëndetit, rendit e sigurisë publike. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 39 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për plagosje dhe armëmbajtje pa leje). Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit me disa klientë në lokalin e shtetasit A. B., në lagjen nr. 7, Korçë, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip pistoletë, pa shkaktuar dëme në njerëz. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.


Shtuar 30.05.2021 12:09