Policia e Beratit ka arrestuar një 47 vjeçar pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Bëhet me dije se u kap V. Ç., 47 vjeç, banues në Samaticë, Dimal pasi pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin J. C., 27 vjeç, banues në Samaticë, Dimal, e ka kanosur atë duke gjuajtur me armë zjarri në ajër.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi R. C., 33 vjeç (vëllai i J. C.), pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzim krimi”.
Njoftimi
Berat
Kanosi me armë zjarri një shtetas, vihet në pranga 47-vjeçari.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit V. Ç., 47 vjeç, banues në Samaticë, Dimal.
Arrestimi i tij u bë pasi, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin J. C., 27 vjeç, banues në Samaticë, Dimal, e ka kanosur atë duke gjuajtur me armë zjarri në ajër.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi R. C., 33 vjeç (vëllai i J. C.), pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzim krimi”.