Qëllohet me sende të ndryshme shqiptari në Itali, në gjendje kritike për jetën

Një shqiptar është qëlluar me sende të ndryshme dhe ndodhet në gjendje kritike në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Firence, Itali dhe bëhet fjalë për një 44-vjeçar, i cili punonte ne sektorin e drurit.

Sipas të dhënave të mediave të vendit fqinj, shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ndodhet i shtruar në reanimacion.

Policia e stacionit të Val di Pesa, që ndërhyri e para në vendin e ngjarjes ka nisur dhe hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Pistat e hetimit janë të ndryshme, ndërsa nuk përjashtohet dhe përdorimi i një arme, por deri tani nuk ka të dhëna zyrtare.

Disa dëshmitarë janë marrë në pyetje, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për personat që e kanë sulmuar 44-vjeçarin shqiptar.

Shtuar 20.06.2021 22:35