Qëllohet me armë zjarri drejt një banese në Lundër

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e djeshme në lundër, ku sipas policisë është qëlluar drej një banese.

Një ditë më vonë, policia bën me dije se ka marrë një denoncim, se persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të një banese.

Sipas denoncimit që është bërë nga i zoti i shtëpisë, ngjarja pretendohet të ketë ndodhur gjatë orëve të natës, në fshatin Lundër.

“Më datë 17.05.2021, shtetasi Sh. B., kallëzon se gjatë natës, në fshatin Lundër, persona të paidentifikuar, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në fasadën e banesës së tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Shkaqet e ngjarjes por edhe autorët nuk dihen, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e saj.


Shtuar 18.05.2021 17:20