Që nga fillimi i pandemisë, si ka ndryshuar kurba e infeksionit të COVID-19 në Kosovë

Ka shkuar në 2 mijë e 198 numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Kosovë.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, sipas të dhënave ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), janë 106 mijë persona të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Aktualisht në vend janë 7 mijë e 156 raste aktive me COVID-19

Vetëm 24 orët e fundit janë raportuar 3 vdekje dhe 158 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 22 raste, Vushtrri 20 raste, Mitrovicë 17 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 11 raste, Lipjan 11 raste, Gjakovë 10 raste, Ferizaj 8 raste, Pejë 8 raste, Drenas 7 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Kaçanik 1 rast, Podujevë 1 rast, Prizren 1 rast.


Shtuar 7.05.2021 09:32