Që atëherë iu përkushtova plotësisht futbollit”, Yamal tregon bisedën që i ndryshoi qasjen me Busquets

Lamine Yamal ka rrëfyer një bisedë me Sergio Busquets, të cilën e konsideron vendimtare për ndryshimin e mentalitetit dhe zhvillimin e tij si futbollist.

Të lidhura

None found

Sulmuesi i Barcelonës dhe i Spanjës ishte kritikuar në të kaluarën për mungesë serioziteti, por tashmë ai është shndërruar në një lojtar më të kompletuar. Sipas Yamalit, një rol të rëndësishëm në këtë transformim pati ish-legjenda e Barcelonës, Busquets.

“Një ditë u pezullova nga kombëtarja dhe Busquets më pyeti: ‘Çfarë ke bërë?’. Më foli seriozisht dhe më tha: ‘Je pjesë e Barçës, duhet të sillesh siç duhet’. Në atë çast kuptova se duhej të zgjohesha. Që prej asaj kohe e vura jetën time në pritje dhe iu kushtova tërësisht futbollit”, deklaroi Yamal për Movistar+.

Ai tregoi se për një vit të tërë rutina e tij përbëhej vetëm nga stërvitjet, ndeshjet dhe pushimi, duke kaluar kohë vetëm me nënën e tij. “Nuk dola askund. U stërvita, luajta, pushova, vizitova nënën dhe vazhdova. Ishte vetëm futboll, futboll dhe përsëri futboll. I thashë vetes se, derisa të bëhesha titullar i padiskutueshëm këtu, nuk do të bëja asgjë për të cilën mund të pendohesha”, përfundoi ylli spanjoll.

Yamal e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer këtë sezon, duke realizuar 8 gola dhe 6 asistime në 8 paraqitje me Barcelonën. Me Spanjën, ai ka regjistruar 4 gola dhe 1 asistim në katër ndeshjet e fundit të zhvilluara në Ligën e Kombeve.

19-vjeçari shihet gjithashtu si një prej kandidatëve kryesorë për të fituar Topin e Artë në vitin 2026, së bashku me Harry Kane dhe Kylian Mbappe.