Është mbyllur numërimi i votave në Durrës.
Emiriana Sako nga Partia Socialiste fiton me 9.811 vota diferencë, duke lënë pas kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara.
Sakomerr në këtë mënyrë mandatin e dytë si kryetare e bashkisë Durrës.
Në Bashkinë e Shijakut janë numëruar 48 nga 54 kuti dhe deri më tani kryeson kandidati socialist Elton Arbana me 66.16 % të votave. Ndërsa rivali i tij i BF Rezart Tusha është në kuotat e 33.84%.
Në Bashkinë e Krujës ku garojnë socialisti Artur Bushi dhe kandidati i Bashkë Fitojmë Agron Loka janë numëruar deri tani 83 kuti nga 92 që janë gjithsej. Bushi i PS kryeson bindshëm me 62.25 % ndërsa Loka me 34.75%.