Putin nuk heq dorë! 71-vjeçari dëshiron të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2030

Vladimir Putin  ka vendosur të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të marsit, një lëvizje që do ta mbajë atë në pushtet të paktën deri në vitin 2030, pasi shefi i Kremlinit kërkon tw udhwheqw Rusinw gjatë periudhës së saj më të rrezikshme në dekada, thanë burime të cituara nga Reuters.

Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i pyetur për publikimin, tha se presidenti rus nuk ka bërë asnjë njoftim nëse do të kandidojë për një mandat të ri dhe se ende nuk është njoftuar se do të zhvillojë një fushatë zgjedhore.

“Presidenti nuk ka bërë asnjë njoftim” për këtë, tha Peskov.

“Dhe fushata ende nuk është shpallur zyrtarisht ,” tha ai.

Putin, i cili mori detyrën nga Boris Yeltsin në ditën e fundit të vitit 1999, ka shërbyer tashmë si president më gjatë se çdo lider tjetër rus që nga Joseph Stalin, madje duke tejkaluar mandatin 18-vjeçar të Leonid Brezhnev.

Putini mbushi 71 vjeç më 7 tetor.

Burimet, të cilët folën për Reuters në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjeve që rrethojnë politikën e Kremlinit, thanë se lajmet për vendimin e Putinit kishin filluar të dilnin nga lart dhe se këshilltarët e tij tani po përgatiteshin për fushatën dhe (rizgjedhjen e tij).

Për Putinin, i cili sondazhet tregojnë se gëzon një vlerësim prej 80% brenda Rusisë, zgjedhjet janë një formalitet pasi ai është kandidat me mbështetjen e shtetit, medias shtetërore dhe pothuajse asnjë mospajtim publik në skenën kryesore politike, është e sigurt që do të fitojë.

“Vendimi është marrë, ai do të jetë kandidat ,” tha një nga burimet.

Një burim tjetër i njohur me mendimin e Kremlinit konfirmoi se vendimi është marrë dhe se këshilltarët e Putinit po përgatiten për pjesëmarrjen e tij në zgjedhje. Tre burime të tjera thanë se vendimi është marrë: Putin do të kandidojë.

“Bota që ne shohim është shumë e rrezikshme”, tha një nga burimet.

Një burim i huaj diplomatik, i cili gjithashtu kërkoi anonimitetin, tha se Putini e mori vendimin kohët e fundit dhe se njoftimi do të bëhet së shpejti.

Ndërsa shumë diplomatë të huaj, spiunë dhe zyrtarë thonë se presin që Putini të mbetet në pushtet për gjithë jetën, deri më tani nuk ka pasur një konfirmim specifik të planeve të tij për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të marsit 2024.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha në shtator se nëse Putin vendos të kandidojë, atëherë askush nuk do të mund të kandidojë kundër tij.

Kremlini ka hedhur poshtë raportet se Putini nuk është mirë, si dhe dezinformatat e përhapura nga Perëndimi./albeu.com


Shtuar 6.11.2023 13:36