Televizioni shtetëror rus ka propaganduar se si Vladimir Putin do të nisë një sulm bërthamor në tre kryeqytete në Evropë, duke deklaruar se nuk do të kishte “asnjë të mbijetuar” në përgjigje të komenteve të bëra nga ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar që mbështesin sulmet ukrainase në infrastrukturën ruse.
Prezantuesit në programin 60 Minuta të Channel One njoftuan se qytetet e Londrës, Parisit dhe Berlinit mund të goditeshin brenda 200 sekondave nga lëshimi i raketave bërthamore, ndërsa tensionet rriten mes luftës së vazhdueshme në Ukrainë.
Më herë, ish shefi i NATO-s, Richard Sherriff paralajmëroi se Perëndimi “duhet të përgatitë veten” për një luftë të ‘’skenarit më të keq’’ me Rusinë në Ukrainë.
Në emisionin e së enjtes, kryetari i partisë nacionaliste Rodina, Aleksey Zhuravlyov, mendoi se çfarë do të ndodhte nëse Rusia lëshonte armë bërthamore kundër Britanisë së Madhe, duke thënë: Mjafton një raketë Sarmat dhe Ishujt Britanikë nuk do të jenë më.
Të ftuarit në emision më pas u treguan shikuesve një hartë e cila dukej se sugjeronte raketat mund të lëshoheshin nga Kaliningrad, enklava ruse midis Polonisë, Lituanisë dhe Detit Baltik.
Ai sugjeroi që këto mund të arrijnë në Berlin për 106 sekonda, Paris për 200 sekonda dhe Londër për 202 sekonda.
Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera perëndimore vazhdojnë mbështesin Ukrainën dhe aleatët ofrojnë pajisje, automjete ushtarake dhe armë për vendin e rrethuar, shkruan Daily Mail.
Në përgjigje të mbështetjes perëndimore të Ukrainës, Putini nxitës i luftës urdhëroi ushtrinë të testonte raketat e saj Sarmat, të cilat njihen gjithashtu si Satani II.
Javën e kaluar Putini u mburr se raketat hipersonike të vendit të tij mund të ‘thyenin të gjitha mbrojtjet moderne’ dhe mund të ishin gati për të goditur Mbretërinë e Bashkuar “deri në vjeshtë”.
Vërejtjet alarmante u bënë në emision, i cili është një nga programet televizive më të ndjekura të Rusisë./albeu.com/