Pushtimi rus i Ukrainës, mësoni se çfarë ka ndodhur orët e fundit

Albeu.com ju sjell më poshtë të gjitha lajmet më të fundit nga lufta në Ukrainë.

Sulmi në stacionin hekurudhor Kramatorsk

-Presidenti Biden e ka quajtur sulmin në stacionin e trenit në qytetin lindor të Kramatorsk “një tjetër mizori e tmerrshme e kryer nga Rusia”.

-Zyrtarët ukrainas kanë thënë se rreth 4,000 njerëz ishin në stacion në kohën e sulmit, të paktën 50 prej të cilëve kanë vdekur.

-Presidenti i Ukrainës Zelensky ka hedhur poshtë mohimet ruse se ka kryer sulmin, duke thënë: “Kjo është një e keqe që nuk ka kufij”.

-Stacioni është përdorur për të evakuuar mijëra njerëz nga Kramatorsk ditët e fundit ndërsa Rusia e ripërqendron fushatën e saj në lindje të Ukrainës.

Von der Leyen në Kiev

-Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbërriti në Ukrainë të premten. Ajo ka vizituar Bucha përpara se të takohej me Presidentin Zelensky në Kiev.

-Ajo ka treguar se BE-ja është e gatshme t’i ofrojë Ukrainës një rrugë të shpejtë drejt anëtarësimit.

“Rusia do të bjerë në kalbje ekonomike, financiare dhe teknologjike, ndërsa Ukraina po marshon drejt së ardhmes evropiane,” tha von der Leyen.

-Një zyrtar perëndimor ka thënë për BBC se Rusia ka riorganizuar komandën e saj ushtarake përpara një ofensive të pritshme në Ukrainën lindore.

Përpjekjet ndërkombëtare

-Boris Johnson ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë një shtesë prej 100 milionë paund pajisje ushtarake të nivelit të lartë në Ukrainë.

-Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili është në Londër për bisedime, u bëri thirrje vendeve që janë më larg Ukrainës të pranojnë më shumë refugjatë.

-Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel, kërkoi falje për kohën që i është dashur për të krijuar një sistem për të lejuar refugjatët ukrainas të aplikojnë për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar.

Sllovakia ka dërguar sistemin e saj të mbrojtjes raketore tokë-ajër S-300 në Ukrainë./albeu.com