Ashtu siç qe paralajmëruar sot ka nisur puna për rehabilitimin e segmentit rrugor Kryqëzim Rinas (aeroport)-Qafë Kashar (kthesa Rinas).
Kjo ka bërë që rrugët e tjera në zonë të bllokohen nga trafiku.
Siç mund ta shihni dhe nga pamjet, rruga dytësore nga QTU-ja deri në Vorë dhe te Ura e Limuthit është e bllokuar nga trafiku.
Kujtojmë se gjatë fazës së parë që do të zgjasë 7-10 ditë, mjetet do të përdorin kalime të tjera në rrugën dytësore.
Segmenti i autostradës Qafë Kashar–Vorë dhe Vorë–dalje Fushë Krujë–Kryqëzim Rinas–Rinas (Aeroport)–Universiteti Epoka dhe anasjelltas është i aksesueshëm./albeu.com