Publikohen pamjet e sherrit masiv në Palasë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, ka kërcitur grushti në një lokal nate në Palasë. Një person e kanë shtrirë mbi tavolina dhe një grup “të fortësh” e kanë dhunuar dhe grushtuar.

Personi bie pa ndjenja dhe dikush dëgjohet t’i kërkojë kamerierit ujë. Nuk dihen ende motivet e sherrit, apo identiteti i personave të përfshirë.

Policia thotë se ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin Xh.S, banues në Tiranë. I riu sipas policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42-vjeç.

“Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42-vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”,– njofton policia.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ News (@joqnews)


Shtuar 27.08.2024 10:04