Partia Socialiste ka reaguar në rrjetet sociale pas përshkallëzimit të situatës gjatë protestave në Tiranë.
Në deklaratën e publikuar, PS-ja shprehet se qytetarët shqiptarë nuk do të mbeten të lidhur pas së kaluarës. Postimit i është bashkëngjitur edhe një video që pasqyron përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Të lidhura
None found
“Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë sigurisht që do paguajë. Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës. E ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Partisë Socialiste.





