Protokolli i ratifikimit për anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë, Kuvendi voton pro

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë votuar pro futjes në rendin e ditës të ratifikimit për dy vendet që duan të anëtarësohen në NATO. Në Kuvend do të bëhet diskutimi e më pas ratifikimi me procedurë të përshpejtuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

‘”Jemi dakord për futjen me procedurë të përshpejtuar. Miratohet. Hedhim në votë dhe kërkesën për ta futur në rendin e ditës. Miratohet,” deklaroi Nikolla.

Dy ditë më parë ambasadorët e NATO-s nënshkruan Protokollet e Aderimit për Finlandën dhe Suedinë në selinë e Aleancës, në prani të Ministrit të Jashtëm Finlandez Pekka Haavisto dhe Ministres së Jashtme suedeze Ann Linde. Javën e kaluar në Samitin e Madridit, udhëheqësit e Aleatëve ranë dakord të ftojnë Finlandën dhe Suedinë për t’u bashkuar me NATO-n pas marrëveshjes së një memorandumi trepalësh midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë. Dje u nënshkruan Protokollet e Anëtarësimit, duke shënuar fillimin e procesit të ratifikimit. Tashmë Protokollet e Anëtarësimit duhet të ratifikohen nga 30 vendet anëtare.