Protestuesit godasin me vezë dy deputetë të PS teksa largohen nga Parlamenti

Pas mbylljes së seancës parlamentare, ku u miratuan projektligjet e parashikuara në rendin e ditës, deputetët nisën të dalin nga godina e Kuvendit dhe u përballën me reagimin e protestuesve.

Në momentin që dolën nga hyrja e pasme e Parlamentit, dy deputetë të PS u qëlluan me vezë nga protestuesit.

Të lidhura

None found

Për të shmangur kontaktin me protestuesit, disa prej deputetëve zgjodhën të largoheshin duke kaluar nga qendra tregtare pranë Parlamentit.

 


Shtuar 2.07.2026 12:54