Para Kryeministrisë zhvillohet këtë të hënë protesta e 51-të, e cila ka si kërkesë të vetme largimin e qeverisë Rama.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, një i ri deklaroi se diaspora ka tashmë një motiv më shumë për t’iu bashkuar protestës.
Të lidhura
None found
“Prej 51 ditësh marr pjesë në këtë protestë. Kam protestuar në vende të ndryshme të botës, fillimisht në Londër dhe më pas jam bashkuar me protestën këtu në Tiranë. Kam një thirrje për diasporën: këtë verë keni një arsye shtesë për të ardhur në Shqipëri. Përveç pushimeve, do të keni edhe mundësinë të largoni ata që ju detyruan të largoheshit nga ky vend”, u shpreh ai.
I riu shtoi se diaspora do të kthehet për të larguar nga pushteti ata që i dëbuan shqiptarët, ndërsa thirri: “Rama në burg, Berisha në burg, Braçe në burg”. Ai deklaroi gjithashtu se do të qëndrojë aty deri në fund.
