Protestuesi pas përplasjes para Kuvendit: Prej një muaji protestojmë në paqe, sot na hodhën gaz pa kursim

Pas përdorimit të gazit lotsjellës për shpërndarjen e turmës, policia shoqëroi edhe disa protestues të tjerë. Para Kuvendit u regjistruan tensione të forta.

Në mes të situatës së krijuar, një qytetar u bëri apel shqiptarëve që të bashkohen. Ai deklaroi se prej afro një muaji protestat janë zhvilluar në mënyrë paqësore, por sipas tij, sot efektivët hodhën gaz pa mëshirë.

Të lidhura

None found

“Kanë hedhur gaz pa mëshirë. Këta sot vepruan kundër popullit. Nga sot popullin do ta kenë kundër. Kemi një muaj me ujë dhe me lule. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të jemi të bashkuar”, tha ai.

Edhe një protestues tjetër kërkoi bashkimin e qytetarëve për të rrëzuar regjimin.


Shtuar 2.07.2026 13:52