Protesta në aksin Thumanë-Kashar, qytetarët përplasen me policinë duke bllokuar autostradën

Banorët e Krujës dhe Fushë-Krujës kanë dalë sërish pasditen kësaj të premte, 30 gusht në protestë në aksin rrugor Thumanë-Kashar, e disata në radhë e zhvilluar që nga hapja e kësaj rruge.

Si në protestat e kaluara banorët kanë bërë thirrje institucioneve për shqiptare për të krijuar një dalje dytësore që të kalojë në rrugën e vjetër për shkak se bizneset e tyre në këtë mënyrë po falimentojnë.

Sipas banorëve, devijimi i rrugës së re ka bërë që bizneset e tyre të shkojnë drejt falimentit dhe kjo sipas tyre është një padrejtësi që po bëhet hapur në kurriz të tyre.

Pjesë e protestës së sotme janë edhe anëtarë të Partisë Demokratike, ndërsa është shoqëruar nga një numër i madh policësh

Gjatë protestës, banorët janë konfliktuar me uniformat blu të policisë së shtetit pasi nuk pranojnë që të lirojnë rrugën, duke shkaktuar edhe trafik kilometrik për qindra kilometra.

“Këtu nuk ka zgjidhje, ka hekura. Po tallen me ne. Ne nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur. Ne jemi sovrani dhe ne duhet të vendosim. Të vendosen hyrje-dalje për rrugën kryesore për çdo fshat.” – është shprehur një nga banorët.


Shtuar 30.08.2024 19:20