Protesta hyn në ditën e 32-të, qytetari nga podiumi: Të largohet Rama dhe qeveria, SPAK të veprojë për imunitetin e Ballukut

Sot po zhvillohet protesta e 32-të masive, ku qytetarët kanë dalë sërish për të kërkuar largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Nga podiumi i vendosur përpara Kryeministrisë, një prej protestuesve deklaroi se revolta qytetare po vazhdon, pavarësisht pritshmërive të atyre që menduan se kjo lëvizje do të shuhej brenda pak kohe.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se pjesëmarrësit në protestë mbeten të vendosur në pesë kërkesat e tyre kryesore, duke nënvizuar se më kryesorja prej tyre është dorëheqja e menjëhershme e Edi Ramës dhe e kabinetit të tij qeveritar.

“Sot kemi hyrë në ditën e dytë të muajit të dytë të protestës. Ata që menduan se do të lodheshim shpejt tashmë e kanë kuptuar se kanë gabuar. Sot shumë qytetarë ishin në orën 10:00 para SPAK-ut për të dorëzuar librin ‘The Albanian Files’, për t’i dhënë mbështetje institucionit dhe njëkohësisht për t’i bërë thirrje që ta hetojë këtë si provë të një krimi. Kemi indicie se oligarkë kanë investuar në projektet e përfshira në këtë libër, duke pasur garanci paraprake nga Rama se ai do të ndryshonte ligjin pasi ata t’i realizonin projektet.

Ne vijojmë të qëndrojmë të palëkundur në pesë kërkesat e artikuluara gjatë 32 ditëve të kësaj proteste. Kërkesa e parë, e panegociueshme, është dorëheqja e menjëhershme e Ramës dhe e qeverisë së tij. Ky është kryeministri më i korruptuar që kemi pasur deri më sot. Ka gjysmën e qeverisë në burg ose nën akuzë dhe po përpiqet t’i mbrojë përmes imunitetit të deputetit. Nuk duhet të harrojmë t’i kërkojmë SPAK-ut të përshpejtojë procedurat për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, gjë që do t’i hapte rrugë drejtësisë për të vepruar”, u shpreh protestuesi.


Shtuar 1.07.2026 20:35

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet