Ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas protestës historike të mijëra shqiptarëve që kërkuan largimin e qeverisë aktuale dhe kryeministrit Rama.
spiropali protesta
Spiropali e cila mungoi në mbledhjen e Grupit të PS, iu përgjigj indirekt Edi Ramës për thumbat e tij dhe deklaratat e saj për një ‘Marreveshje te re’ me shqiptarët.
Të lidhura
None found
Por që kjo të ndodhë sipas Spiropalit, PS duhet të vetëpastrohet, duke goditur ish zv.kryeministren Belinda Balluku.
Edhe pse indirekt, Spiropali e ka quajtur këtë të fundit si “smërç” dhe “ndryshk” të PS-së.
Sipas saj nëse vete Partia Socialiste nuk lartësohet dhe demokratizohet atherë nuk mund të sjellë ndryshimin e kërkuar.
Reagimin i plotë i Spiropalit
Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.🇦🇱
Shqipërinë që duam të ndërtojmë duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.
Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.
Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin.
