Ashtu si ishte paralmëruar, këtë të martë, opozita do të mbajë protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës.
Mes protestuesve para bashkisë së Tiranës, ishte dhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi.
Edhe këtë herë, Malltezi mbante veshur bluzën me thirrjen: “Lironi liderin e opozitës”.
Kujtojmë se protesta e opozitës, po mbahet para Bashkisë së Tiranës, në shenjë kundërshtie pas operacionit për dosjen “5D” që çoi në arrestimin e disa zyrtarëve të këtij institucioni.