Prokuroria zihet “mat”, artistja e TKOB kërkon hetim për ndarjen e roleve

Një nga artistet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, solistja Shpresa Beka, ka paditur në Prokurorinë e Tiranës, drejtoreshën e institucionit, Zana Çelën dhe drejtoreshën artistike në po këtë institucion, Abigeila Voshtina.

Gjithë ankesa penale e solistes lidhet me kërkesen për të hetuar dëmtimin e karrierës së saj dhe mos vlerësimin e talentit të artistes dhe kurrikulumin. Sopranoja e njohur, sipas burimeve të TCH e ka dorëzuar kallzimin pranë prokurorisë së kryeqytetit nën dyshimet e shpërdorimit të detyrës.

Artistja që ka ngritur akuzën, sipas të njëjtave burime këmbëngul se shefet e saj promovojnë artistë të tjerë dhe jo atë, duke e vlerësuar me role minimale për kanto. Ndaj artistja i kërkon prokurorisë, duke i radhitur fakte e prova, që të hetojë dy zyrtarët./albeu.com/