PROJEKSIONI/ “Shanset janë të mëdha”, si pritet të ndahen mandatet në Fier

Eksperti zgjedhor Agim Tutulani ka komentuar edhe situatën në Fier ku sipas tij, Partia Demokratike dhe opozita  ka shanse reale që në Fier të marrë 8 mandate dhe të barazojë Partinë Socialiste.

Megjithatë sipas tij ndarja e sigurt është se PS merr 8 mandate, PD merr 6 mandate dhe LSI një mandat.

‘Sot për sot janë 8 mandate të PS, 6 PD dhe një LSI. Kemi 1 mijë e më shumë. Me një seri variabël. PDIU jep shanse PD. PD ka shanse reale për të barazuar 8 me 8 me PS-në. Jemi 8-6-1 në këto momente. Një mandat është në lojë”, tha Tutulani .

Shtuar 25.04.2021 11:04