Alibeaj: Fitorja është e qytetarëve, duhet të garantojmë proces të rregullt të numërimit të votave

I pari i listës së PD-së në qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj, ka shpallur fitoren mbrëmjen e sotme. Në një prononcim për mediet ai falenderoi banorët e Fierit që treguan qytetari në procesin e votimit dhe gjithashtu bëri thirrje për një proces të qetë dhe të rregullt numërimi.

“Fitorja është e qytetarëve, këtu në Fier fitorja është e fierakëve dhe shqiptarëve. Ju e keni ndjekur sot pjesëmarrjen masive të qytetarëve, që është ndoshta sinjali më i fortë i këtyre 30 viteve për rezultatin që është në ato kuti dhe në një proces të pastër dhe të ndershëm. Rezultati është i shqiptarëve. Duhet të dini një gjë në fakt, meqë ma kujtoni. Falenderimi është vetëm për qytetarët e Fierit të cilët edhe pse në situatë tensioni treguan qytetari”, tha Alibeaj./albeu.com


Shtuar 25.04.2021 23:59