Pro apo kundër ndarjes së Shkupit nga Tirana? Mecallister: Jemi të fokusuar që të përfundojë plani A

David Mcallister, kryetar i komunitetit të punëve të jashtme në Parlamentin Evropian, u shpreh se ka ardhur koha të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Shqipëria është një anëtare e vlerësuar e familjes tonë evropiane, një aleate e fortë që ka luajtur një rol kyç për çështjet e sigurisë së Evropës. Dëshiroj të falënderoj Shqipërinë për solidaritetin e saj sa i përket sanksioneve kundër Rusisë për luftën.”

I pyetur nëse veto bullgare është e vetmja pengesë për Shqipërinë, ai tha:

“PE vazhdon që të bëjë thirrje që të ketë fillim të menjëhershëm të negociatave për anëtarësim. I kemi kërkuar Këshillit që të ruajë besueshmërinë duke çelur negociatat me 2 vendet pasi i kanë përmbushur kushtet dhe i bëjmë thirrje këtyre vendeve që të vijojnë të japin rezultate. Le të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë javëve në vijim dhe jemi të fokusuar që të përfundohet plani A”, tha McAllister.


Shtuar 24.05.2022 13:34