Prindër për herë të tretë, Mark Zuckerberg do të bëhet sërish baba

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan janë shumë të lumtur pasi do të bëhen prindër për herë të tretë. Ky lajm i ëmbël u bë me dije nga vetë Mark përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Shumë dashuri. I lumtur të ndaj që Max dhe August do të kenë një motër tjetër vitin e ardhshëm”, shkroi ai.

Mark dhe Priscilla janë martuar së bashku në vitin 2012 dhe ata kanë dy fëmijë Maxima, 6-vjeçare dhe August, 5 vjeç.

Tashmë do të presin beben e tretë.


Shtuar 22.09.2022 08:42