Shërbimet Sekrete serbe përgjatë një operacioni në Bujanoc kanë arrestuar një shtetas shqiptar pasi thuhet se ishte duke përgatitur një sulm terrorist.
“Pjesëtarët e Agjencisë për Siguri dhe Informim, BIA dhe SBPOK të MPB-së, me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar, në një aksion të koordinuar kanë arrestuar në Bujanoc, A.B., i nacionalitetit shqiptar, pasi dyshohet se ka kryer veprën e terrorizmit.”
Tek i dyshuari janë gjetur një sasi e madhe armësh, dhjetë pushkë, një snajper me silenciator, një akrep me silenciator, një kilogram eksploziv, si dhe një sasi e madhe municioni. Dyshohet se armët janë marrë përmes rrugëve të paligjshme dhe se qëllimi i të dyshuarit ka qenë transportimi i armëve në zonën e Kosovës.
I dyshuari A.B. i është caktuar masa e paraburgimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në prokurorinë kompetente., thuhet në njoftimin e BIA-s.