Leandro Frroku është zyrtarisht afrimi më i fundit i Vorës. Mesfushori 22-vjeçar i dha fund eksperiencës së tij te Ateras Aktor B në Greqi dhe ka zgjedhur të kalojë në Superiore si lojtar i lirë.
Klubi vorak thekson mes të tjerash: “Frroku ka qenë gjithashtu pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë, duke përfaqësuar fanellën kuqezi nga U-16 deri te U-21, rrugëtim që pasqyron cilësinë, vazhdimësinë dhe potencialin e tij”.
Të lidhura
None found
22-vjeçari e ka filluar rrugëtimin e tij në futboll te Panathinaikos, aty ku edhe është formuar si lojtar. Ai u nda me klubin e kryeqytetit grek në janar të vitit 2025, ndërsa tashmë nis një eksperiencë të re në Shqipëri.
