Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për mbështetje ndaj SPAK dhe Reformës në Drejtësi.
Gjithashtu, Gonzato nënvizoi rëndësinë e besimit në arkitekturën e reformës dhe theksoi se pavarësia dhe llogaridhënia, janë elementë të domosdoshëm për një shoqëri demokratike.
Të lidhura
None found
“Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike. Pavarësia duhet që të drejtpeshohet, si prsh rishikimi i pavarësisë. Të gjithë aktorët kanë rolin e tyre për të luajtur. Kemi parë rezultate në luftimin e krimit e organizuar, atë kibernetik dhe financiar. Do vazhdojmë t’i japim mbështetje reformës në drejtësi”, tha Gonzato.
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste e ka kthyer Kuvendin në një strehë për zyrtarët e korruptuar. Pas rastit Bushka, kryeministri Edi Rama mori në “patronazh” për të mbrojtur stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës të cilët akuzohen për korrupsion dhe abuzim me tendera.
