Presidenti i Kroacisë, anëtare e NATO-s, mbrëmë kritikoi vendet perëndimore për furnizimin e Ukrainës me tanke të rënda dhe armë të tjera në fushatën e saj kundër forcave pushtuese ruse, duke thënë se këto dërgesa të armëve vetëm do ta zgjasin luftën.
Associated Press raporton se Zoran Milanović u tha gazetarëve në kryeqytetin kroat se është “çmendur” të besosh se Rusia mund të mposhtet në një luftë konvencionale.
Të lidhura
None found
“Unë jam kundër dërgimit të ndonjë arme vdekjeprurëse atje. Kjo e zgjat luftën”, tha Milanović.
“Cili është qëllimi? Shpërbërja e Rusisë, ndryshimi i qeverisë? Flitet gjithashtu për copëtimin e Rusisë. Kjo është çmenduri”, shtoi ai.
Milanović ka kundërshtuar hapur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, si dhe trajnimin e trupave ukrainase në Kroaci, si pjesë e ndihmës së BE-së për vendin e luftuar.
Dje ai tha se beson se Krimea nuk do të jetë më kurrë pjesë e Ukrainës. Gadishulli i Detit të Zi u aneksua nga Rusia në vitin 2014 në një lëvizje që nuk njihet gjerësisht ndërkombëtarisht. /albeu.com
