Presidenti i Kepit të Gjelbër sfidon Messin dhe Argjentinën: Kemi 100 për qind shanse për fitore

Para ndeshjes historike të kombëtares së Kepit të Gjelbër ndaj Argjentinës në raundin e 32-të të Kampionatit Botëror 2026, presidenti i vendit, Jose Maria Neves, ka bërë një deklaratë të fortë dhe plot besim.

Të lidhura

None found

Përfaqësuesja afrikane po merr pjesë për herë të parë në histori në një Kampionat Botëror dhe, kundër çdo parashikimi, ka arritur të kualifikohet në fazën me eliminim direkt.

Në fazën e grupeve, Kepi i Gjelbër barazoi fillimisht me Spanjën dhe Uruguain në dy takimet e para, ndërsa më pas edhe barazimi ndaj Arabisë Saudite doli i mjaftueshëm për kalimin më tej, pasi Uruguai u mund nga Spanja.

Ndonëse Argjentina shihet si favorite absolute për të avancuar, Neves është i bindur se vendi i tij mund të vazhdojë të bëjë histori në këtë turne.

“Mendoj se Kepi i Gjelbër mund ta mposhtë Argjentinën 1-0”, tha Neves në një intervistë për BBC.

“Ne po luajmë për të fituar. Kur pritshmëritë janë të ulëta për një ekip dhe ai ekip ka dëshirën për të fituar, gjithçka është e mundur”.

“Një komb i vogël si Kepi i Gjelbër duhet të bëjë përpjekje që gjithmonë t’i befasojë njerëzit”.

“Ne kemi 100 për qind shanse për të fituar kundër Argjentinës”.

Presidenti Neves theksoi më tej se dueli ndaj Argjentinës është pjesë e rrugëtimit që kombëtarja e Kepit të Gjelbër i ka caktuar vetes në këtë Botëror.

“Ne erdhëm në këtë Botëror për të shkruar fatin tonë, që është të përballemi me kampionët”.

“Prandaj, ne do të përballemi me Argjentinën dhe Messin me të njëjtin vendosmëri, me të njëjtën dëshirë dhe me objektivin për të fituar dhe për të kaluar në fazën tjetër”, përfundoi presidenti i Kepit të Gjelbër.


casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet