Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur këtë të martë dekretin për shkarkimin e Vlora Hysenit nga posti i Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Sipas njoftimit të Presidencës, dekreti është nxjerrë në bazë të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5, paragrafi 2 të ligjit për Shërbimin Informativ të Shtetit.
Të lidhura
None found
Largimi i Hysenit nga detyra është bërë me propozimin e Kryeministrit Edi Rama.
Ky vendim është marrë në të njëjtën ditë kur Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë veprime ndaj Vlora Hysenit, në kuadër të një procedimi penal.
Vlora Hyseni drejtonte SHISH-in prej vitit 2023, kur u dekretua në këtë post nga Presidenti Begaj, pas propozimit të Kryeministrit Rama.
