Gjatë vizitës së Presidentit të Austrisë Alexander Van der Bellen në Moldavi është shënuar një incident i vogël.
Presidenti austriak u kafshua në dorë nga qeni i homologes së tij moldave.
The dog of the President of the Republic of Moldova Maia Sandu bit the hand of the Austrian President Alexander Van der Bellen, who arrived in Chisinau today for a visit. pic.twitter.com/kxkMMs12jT
— Maria (@MariaMagd7) November 16, 2023
Dy liderët po shijonin një shëtitje në kopshtin e rezidencës presidenciale në Kishinau, kur presidenti austriak tentoi të përkëdhelte qenin e presidentes moldave, i cili mbahej nga një person i sigurisë.
Kondruch, siç është emri i qenit të presidentit moldav, reagoi dhe kafshoi dorën e Va nder Bellen.
Presidentja e Moldavisë Maya Sandu i kërkoi falje homologut të saj austriak për incidentin fatkeq, duke pasur parasysh se qeni ishte frikësuar nga prania e të huajve.
Në një takim të mëvonshëm me kryetarin e parlamentit, Alexander Van der Bellen u shfaq me një fashë në dorën e dëmtuar./albeu.com