Premtonte vende pune në këmbim të parave, kapet 27 vjeçari në Tiranë

Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se u premtonte vende pune personave të ndryshëm në këmim të një shume parash.

Policia bën me dije se u arrestua A. H., 27 vjeç, pasi me anë të mashtrimit, iu merrte shuma parash personave të ndryshëm, me qëllim që ti punësonte në sektorin privat dhe publik.

” Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë u bë ndalimi i shtetasit A. H., 27 vjeç, pasi ky shtetas në anë të mashtrimit, iu merrte shuma parash personave të ndryshëm, me qëllim që ti punësonte në sektorin privat dhe publik.”, njofton policia.


Shtuar 26.03.2021 08:17