Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 36 vjeçari

Mëngjesin e sotëm, janë arrestuar 7 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Një prej të arrestuarve është dhe 36 vjeçari i cili ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin 65 vjeçar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Y. A., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 44 vjeç, si  dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve F. H dhe E. L., pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vjedhur disa dritare alumini në magazinën në pronësi të shtetasit A. B.

U arrestuaR. K., 28 vjeç, S. H., 38 vjeç dhe M. Ç., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

  1. V., 32 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme


Shtuar 26.03.2021 08:20