Prej disa muajsh në arrati, arrestohet anëtari i Agimit të Artë në Greqi

Anëtari i Agimit të Artë, Christos Pappas, i cili ishte në arrati që nga tetori i vitit të kaluar është arrestuar së fundmi në zonën e Zografou në Greqi.

Pas arrestimit, ai u dërgua në qendrën e paraburgimit në katin e 12-të të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Atikë.

Deputeti 60-vjeçar i Agimit të Artë është dënuar nga Gjykata Penale e Apelit me 13 vjet burg. Pas arrestimit, ai do të dërgohet në prokurori dhe më pas në burgun Domokou.
Ish-deputeti u zhduk disa orë pas paraqitjes së tij në Stacionin e Policisë Papagou.

Kërkimet për Pappas disa muaj më parë u përqendruan edhe në Shqipëri, ku besohej se fshihej.


Shtuar 1.07.2021 21:44