Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi ka goditur me armë një egjiptian.
Mbrëmjen e së hënës në Agio Panteleimona, një 25-vjeçar me origjinë nga Egjipti u qëllua me plumb në kokë në rrugën Kampani.
I riu shqiptar u arrestua pasditen e së martës, teksa mësohet se kishte precedent për grabitje.
Sipas informacioneve, viktima ka rezistuar kur 19-vjeçari dhe bashkëpunëtorët e tij kanë tentuar ta grabisin dhe më pas ata e kanë qëlluar.
Sulmi ndaj egjiptianit ndodhi në orën 22:30 të së hënës mbrëma dhe në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja nga një pistoletë 9 mm.