Prag pushtimi, SHBA u kërkon qytetarëve amerikanë të largohen nga Ukraina

Pas tensioneve mes dy vendeve në lindje, Rusisë dhe Ukrainës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës I kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen nga vendi.

Kjo lëvizje vjen nga frika e një pushtimi të mundshëm rus atje.

Gjithashtu, siç raportojnë mediat e huaja, SHBA-ja i ka paralajmëruar shtetasit e vet të mos udhëtojnë në Ukrainë e Rusi, shkak i reagimeve të shumta që kohëve të fundit janë shtuar.

“Rusia po planifikon veprime të rëndësishme ushtarake ndaj Ukrainës”, është thënë tutje.

Ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov ka deklaruar të dielën se kontingjenti i dytë i armëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbërriti në Ukrainë në kuadër të ndihmës mbrojtëse, vlera e të cilave është 200 milionë dollarë./albeu.com/

 


Shtuar 24.01.2022 09:26