Policia “blindon” shtëpinë e Albin Kurtit pas kërcënimit

Mediat e Kosovës raportojnë se kryeministri Albin Kurti është kërcënuar.

Lajmi është konfirmuar sipas tyre edhe nga zyrtarë të policisë.

Për këtë shkak janë shtuar forcat e rendit pranë banesës së kreut të qeverisë së Kosovës.

Nuk është bërë ende e ditur për çfarë kërcënimi bëhet fjalë dhe se kush e ka kërcënuar kryeministrin Kurti.


Shtuar 27.10.2021 22:05