Policia për vrasjen e Mehmet Qemës: U vra me dashje

Policia ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me vrasjen që ndodhi sot në Tiranë ku mbeti i vrarë Mehmet Qema.

Ai u vra nga shoku i tij Marjus Dema.

Njoftimi i Plotë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë, në përfundim të veprimeve të para hetimore në lidhjen me ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

M. D., 28 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje” ;

E. P., 25 vjeç, B. H., 28 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. H., 23 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit shtetasit të shpallur në kërkim

B. A., 23 vjeç dhe A. C., 31 vjeç, pasi nga tërësia e provave dhe fakteve të grumbulluara nuk rezulton që të jenë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe 1 fishek.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Shtuar 11.05.2021 11:05