Napoli “frikëson” Juven për zonës Champions, triumfon me “shuplakë” (VIDEO)

Napoli vazhdon me ecurinë spektakolare dhe sonte mundi me rezultatin e thellë 5-1 skuadrën e Udinese në një ndeshje që nuk kishte histori dhe u rihap vetëm kur Okaka Chuka në pjesën e parë do të shënonte për miqtë.

Por, shumë e madhe diferenca teknike dhe sidomos dëshira, duke qenë se friulianët nuk luajnë më për asgjë dhe janë në mes të renditjes.


Pas dy golave të Zielinski dhe Fabian Ruiz dhe golit të Okaka, pjesa e dytë foli vetëm për ekipin e Gattusos që rrumbullakosi rezultatin me pesë gola duke gjetur rrjetën me Lozano, Di Lorenzo dhe në fund kapitenin Insigne.

Me këtë sukses, në pritje të ndeshjeve nesër, Napoli kalon Milan dhe Atalanta dhe vendoset aktualisht në vend të dytë.


Shtuar 11.05.2021 23:07