As rrugët nuk gjejnë “paqe”, aksident me një të plagosur në Elbasan

Një aksident ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku drejtuesi i një motori ka mbetur i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në Bradashesh.

Një makinë ka përplasur motorin duke plagosur drejtuesin i cili është transportuar në spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

 

 


Shtuar 11.05.2021 23:21