Policia e Kosovës kryen “ofensivë” kundër trafikimit të njerëzve, mbyllen tetë lokale (FOTO LAJM)

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Gjatë operacionit, janë mbyllur edhe tetë lokale.

Aksioni ka pasur në fokus identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit dhe është zhvilluar me ndihmën e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore (DHTQNJ).

“Kjo drejtori (DHTQNJ), njësitet tjera të specializuara ato për reagim të shpejtë dhe Drejtoria për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve të punës, atyre të ATK-së dhe inspektorëve komunal, si dhe njësive tjera të profilizuara, stacioneve policore në kuadër të Policisë së Kosovës kanë zbatuar Planin Operativ të koduar me emrin “Dhjetori 2021” i cili plan është realizuar njëkohësisht në disa rajone të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Nga operacioni janë kontrolluar 43 lokale, tetë prej të cilëve janë mbyllur dhe gjobitur./albeu.com/