Po vinin drejt Shqipërisë! Kapen 80 mijë euro në Bari të Italisë, vendi i pazakontë ku u gjetën

Policia italiane ka gjetur një sasi prej 80 mijë eurosh në Bari. Mediat italiane bëjnë me dije se sasia rekord e oarave ishte fshehur në një kuti detergjentësh, mes bagazheve të udhëtarëve të një autobuzi të nisur nga Milano.

Destinacioni i fundit i parave ishte Shqipëria.

Paratë ishin ndarë në tufa nga 10 mijë euro secila, dhe dyshohet se janë produkt i aktivitetit kriminal sipas mediave italiane.

Legjislacioni kërkon që kushdo që kalon kufirin në Itali të deklarojë paratë cash për shumat që tejkalojnë 10 mijë euro në doganë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 13.08.2021 11:30